Telegrafi

Kjo është e dashura seksi e aktorit turk të njohur në Kosovë si ‘Demiri’ (Foto)

Murat Yildirim është një ndër aktorët më të mirë kohët e fundit në shtetin turk.

Aktori në Kosovë është bërë i njohur në saje të rolit të Savasit te serialit ‘Ask ve Ceza’ si dhe Demirit te ‘Asi’.

Lexo po ashtu Këngëtari turk në çaste romantike me aktoren shqiptare (Foto)

Përveç që është i rrethuar me femra të bukura në skenat filmike, ai edhe në jetën reale ka një bukuroshe në krah, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Imane Elbanit, e cila është aktore dhe modele e famshme marokene ndërsa raportohet se ajo ka prejardhje shqiptare.

Aktori dhe modelja lidhjen e ka nisur në vitin 2014 në kohën kur ishin për pushime në kryeqytetin britanik të Londrës.

Kujtojmë se dje Elbani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Emine. /Telegrafi/