Murat Yildirim është një ndër aktorët më të mirë kohët e fundit në shtetin turk.
Aktori në Kosovë është bërë i njohur në saje të rolit të Savasit te serialit ‘Ask ve Ceza’ si dhe Demirit te ‘Asi’.
Përveç që është i rrethuar me femra të bukura në skenat filmike, ai edhe në jetën reale ka një bukuroshe në krah, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Imane Elbanit, e cila është aktore dhe modele e famshme marokene ndërsa raportohet se ajo ka prejardhje shqiptare.
Aktori dhe modelja lidhjen e ka nisur në vitin 2014 në kohën kur ishin për pushime në kryeqytetin britanik të Londrës.
Kujtojmë se dje Elbani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Emine. /Telegrafi/