Telegrafi

Kjo është e dashura e Mërgim Mavrajt (Foto)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në futboll, Mërgim Mavraj, pa dyshim se është një prej emrave më të përfolur të kohës.

Fakti që Mavraj refuzoi që të bartë fanellën e kombëtares me logon e Birra Peja ka nxitur një debat të madh në rrjetet sociale.

Lojtari po zhvillon përkundër kësaj normalisht përgatitjet në Austri aty ku po qëndron edhe ekipi kombëtar para Euro 2016, shkruan Telegrafi.

Shikoni foton: Ja koha kur Mërgim Mavraj festonte me birë, sot e kundërshton atë

Në Francë në përkrahje të tij do të gjendet pa dyshim edhe e dashura e tij.

Telegrafi mëson se e dashura e Mërgimit quhet Lisa.

Bjondja bukuroshe ka kohë që është në lidhje me mbrojtësin shqiptar, por ata kanë vendosur që të blindojnë jetën e tyre private.

Telegrafi ka arritur të sigurojë vetëm një foto të çiftit nga profili i Lisas në Instagram, ku shihet edhe Mërgimi.

Bukuroshja bjonde në një tjetër postim ka shfaqur një imazh nga pushimet e tyre kohë më parë në Mykonos të Greqisë, e ku shihej Mavraj teksa po dilte nga dhoma e ndejës duke shkuar drejt pishinës.

Mërgimi është i vetdsishëm si duket për vëmendjen mediatike andaj ka blinduar shumë mirë jetën e tij private dhe Lisan, duke e mbajtur atë larg paparacëve. /Telegrafi/