Që nga ardhja e Pep Guardiolës në Manchester City, Joe Hart ka humbur vendin e titullarit.
Por reprezentuesi anglez nuk do të qëndroj në bankë te City dhe ka vendosur largimin nga skuadra e tij.
Sipas medieve angleze Hart është afër marrëveshjes me skuadrën e njohur Everton.
Everton është në kërkim të një portieri dhe Hart është në krye të listës së dëshirave.
Për ta lënë të lirë City portierin e Përfaqësueses së Anglisë kërkon së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/