Juventusi është konfirmuar për herë të pestë rresht kampion i Serie A.
Në këtë formë ka thyer çdo rekord të mundshëm në kampionatin italian.
‘Bardhezinjët’ nuk kanë pësuar gol në Juventus Stadium që nga sezoni i kaluar, që do të thotë se Gianluigi Buffon është i pathyeshëm para tifozëve të vet.
Në fakt, Juve ka pësuar gol para shikuesve të vetë më 13 dhjetor të vitit të kaluar në fitoren 3:1 kundër Fiorentinës, para përafërsisht 140 ditëve.
Juventus vazhdon të jetë ‘mbreti’ në Serie A, pasi as Napoli e as Roma nuk e ka ndërmend ta ndalin ekipin e Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/