Site icon Telegrafi

Kjo është dhurata që Vuçiq i bëri Edi Ramës për ditëlindje (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Paris ka festuar ditëlindjen e 52-të, kurse homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, i ka dhuruar një shishe raki kumbulle të shtëpisë “Zhar”.

Dhurata e dedikuar për kryeministrin shqiptar, ishte paketuar në një kuti të drurit e ‘zbukuruar’ me stemën e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Në një takim me kryeministrin e Serbisë, Rama dukej i relaksuar i veshur me xhinse, kurse pas konsultimeve, Vuçiq ka paralajmëruar që brenda dy ose tre muajve do të mbahet një takim në të cilin do të marrin pjesë biznesmenë, politikanë nga dy vendet. /Telegrafi/

Exit mobile version