Kombëtarja spanjolle ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, ku në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’, do të takohen gjatë të dielës.
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës do të takohen të dielën mbrëma në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G në kuadër të kualifikimet për kampionatin botëror.
Spanja tashmë kanë marrë rrugë dhe janë nisur drejt Shqipërisë, ku do të takohen në stadiumin ‘Loro Boriçi’.
Nisjen e tyre në drejtim të tokës shqiptare, spanjollët e kanë lajmëruar me anë të rrjetin social ‘Twitter’, ku ndër tjerash kërkojnë tri pikët nga kjo ndeshje.
“Hipëm. Po udhëtojmë për në Shqipëri për të marrë tre pikët. Përpara Spanja”, shkruhet në postimin e Federatës së Futbollit të Spanjës në rrjetin social. /Telegrafi/
📷 ¡Embarcando! ¡Que nos vamos a Albania volando con @AirEuropa para buscar 3 nuevos puntos! pic.twitter.com/TnLiULWEzd
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) October 7, 2016