Alma Lama sot është përshëndetur me kolegët e saj deputetë pasi do të vazhdojë karrierën në diplomaci, në Ambasadën e Kosovës në Romë, Itali.
Sipas rezultateve të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, deputetja e cila vjen pas Lamës me vota është ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, Kimete Bytyçi, transmeton Koha.net.
Kimete Bytyçi vjen nga Suhareka dhe është gruaja e ish-kryetarit të vrarë të Suharekës, Ukë Bytyçi. Ajo ka qenë deputete në legjislaturën e kaluar, po nga radhët e LDK-së.
Bytyçi në zgjedhjet e fundit ka mbledhur 5,986 vota.