Telegrafi

Kjo është deklarata e Valon Behramit pas fitores kundër Shqipërisë

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami thotë se fitorja e skuadrës së tij kundër Shqipërisë, i jep besim më të madh skuadrës helevete për sfidat e radhës në Evropianin “Francë 2016”.

Zvicra aventurën në EURO 2016 e nisi me fitore, duke mundur Kombëtaren shqiptare, me rezultat 1-0.

“Ishte e rëndësishme për të fituar. Kjo fitore na jep besim dhe qetësi për sfidat e ardhshme”, ka thënë Behrami.

Zvicra sfidën e radhës në “Francë 2016” e luan kundër Rumanisë.