Telegrafi

Kjo është deklarata e “Swiss Diamond Hotel” për ngjarjen e sotme Noizy Vs Cozman

Të gjithë jemi në dijeni të përleshjes së sotme që ndodhi mes reperit Noizy dhe Cozman, e cila ndodhi në parkingun e “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë.

Pas stabilizimit të situatës, edhe vetë hoteli ka dalë në një komunikatë për media, duke rrëfyer se si ka rrjedhur ngjarja në të vërtetë:

“Te nderuar, “Swiss Diamond Hotel”, njofton opinionin publik lidhur me rastin e konfliktit qe ka ndodhur ne Rrugen “Tring Smajli”. “Swiss Diamond Hotel”, sqaron se lajmi i pasqyruar ne disa media elektronike dhe te shkruara, per konfliktin ne mes te disa personave te estrades, nuk ka ndodhur ne brendi te Hotelit, ashtu siq eshte raportuar.

Mirepo, i njejti konflikt verbal nga Rmga “Tring Smajli”, e cila gjendet para Hotelit eshte baitur ne oborrin gjegjesisht ne parkingun e Hotelit. Si pasoje e ketij konflikti, nga punetoret e sigurimit te Hotelit eshte verejtur se dy persona kane pesuar lendime te lehta trupore, e te cileve iu eshte ofruar menjehere ndihma e pare nga sherbimi mjekesor i Hotelit dhe te cilet me pas jane bartur ne QKUK nga personeli mjekesor.

Per hire te majtjes se imazhit te Hotelit, Menaxhmenti kerkon nga te gjitha mediat elektronike dhe te shkruara qe te kene ne konsiderate kete fakt dhe te jene sa me objektiv ne raportimin e ketij konflikti dhe te mos e keqperdorin emrin e “Swiss Diamond Hotel”. Ju faleminderit per mirekuptim”. /Telegrafi/