Telegrafi

Kjo është data kur mund të debutojë Feronikeli në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka publikuar orarin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas të gjitha gjasave, në këtë kompeticion prestigjioz do të debutojë edhe kampioni i ri i Kosovës, Feronikeli.

Prandaj, nëse UEFA ua jep dritën e gjelbër skuadrave kosovare në fund të këtij muaji, atëherë skuadra nga Drenasi do ta shkruajë historinë më 28 ose 29 qershor, kur do të nis rundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 e 6 korrik, raporton Zëri.

Gjithashtu, përpos Niklit, në garat evropiane mund të marrin pjesë edhe nënkampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës, në Ligën e Evropës, edhe pse ende nuk dihen këto dy skuadra.

Garat janë ende duke vazhduar dhe për këtë duhet të pritet t’i mësojmë skuadrat që do të luajnë këtë vit.