Pas kualifikimit të Portugalisë në çerekfinale të ‘Euro 2016’, tashmë janë caktuar dy skuadrat e para që do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale.
Cristiano Ronaldo dhe bashkëkombësit e tij eliminuan Kroacinë favorite për të vazhduar turneun evropian, pas triumfit prej 1-0.
Në këtë mënyrë, portugezët në fazën tjetër do të luajnë kundër përfaqësueses së Polonisë.
Polakët siguruan pjesëmarrjen në çerekfinale pas fitores ndaj Zvicrës pas ekzekutimit të penaltive. /Telegrafi/