Site icon Telegrafi

Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë!

Çanta në formë zemre është dizajnuar nga Robert Mouawad. Është punuar nga ari 18 karatësh dhe është zbukuruar me 4.517 diamante prej të cilëve 105 të verdhë, 56 ngjyrë vjollce dhe 4.356 pa ngjyrë. Artistët kanë shpenzuar 8.800 orë pune për ta përfunduar këtë çantë.

Shtëpinë e modës “Mouawad” e themeloi më 1890 David Mouawad. Kjo shtëpi më 2003 dizajnoi sutienat më të shtrenjtë në botë të cilat i ekspozoi Heidi Klum. /Telegrafi/
 

Exit mobile version