Gianluigi Buffon i ka reaguar Andrea Pirlos kur e kuptoi se ai po bëhet trajner i Juventusit.
Kampionët e Serie A-s e shkarkuar Maurizio Sarrin pasi u eliminuan nga Lyoni në Ligën e Kampionëve, duke e zëvendësuar atë me ish-mesfushorin e tyre.
Pirlo ishte emëruar fillimisht trajner i skuadrës U-23 te Zonja e Vjetër, mirëpo këta të fundit vendosën që ta caktojnë atë në krye të skuadrës së parë.
Me këtë lajm, Buffon i ka reaguar menjëherë ish-bashkëlojtarit të tij, duke i thënë se tani duhet t’i thotë ‘zotëri’.
“Kështu që tani duhet të thërras zotëri!?!? Paq fat në sfidën tënde të re, Andrea?”, ishte shkrimi i portierit italian në llogarinë e tij në Instagram.
Kjo i bije që Buffon do të jetë nën urdhrat e një personi që është një vjet më i ri se ai, derisa portieri ende ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve, trofeun e vetëm që i mungon në muzeun e tij. /Telegrafi/