Të premtën me datë 2 shator në diskotekën më të madhe në Prishtinë, në “Zone Club” ishte i ftuar një nga pesë dj-të më të njohur botërorë.
DJ Solomun kishte marrë rrugën edhe njëherë drejt Prishtinës, për të performuar në një nga vendet më të preferuar të të rinjve shqiptarë.
Një natë e cila filloi rreth orës 00:00, duke vazhduar më pas deri në orët e hershme të mëngjesit, u karakterizua nga atmosfera fantastike që ofroi “Zone Club”.
Kulminacioni i mbrëmjes ishte momenti kur në skenë u paraqit DJ Solomun, i cili argëtoi të pranishmit me muzikën më “in” të momentit.
Telegrafi ju sjell ekskluzivisht disa nga momentet fantastike të krijuara nga publiku i zjarrtë i asaj nate, e cila mbetet një nga mbrëmjet më të veçanta të verës 2016. /Telegrafi/