Telegrafi

“Kjo është arsyeja se pse Juventus pagoi 90 milionë euro për Higuainin”

TURIN, ITALY - OCTOBER 25: Gonzalo Higuain of Juventus celebrates after scoring his team's third goal during the Serie A match between Juventus and Spal on October 25, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Trajneri i Sporting Lisbonës, Jorge Jesus, ka thënë se Juventusi ka paguar 90 milionë euro për Gonzalo Higuain, për mbrëmjes si ajo e së martës. 

Higuain arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 në fundin e pjesës së dytë.

Pas këtij barazimi Juventusi mbetet tri pikë para Sportingut, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

“Higuain? Juve ka paguar 90 milionë euro për mbrëmje si kjo”.

Trajneri i Sporting., Jorge Jesus /Getty Images)

“Megjithatë, ne ende kemi një shans për të kaluar tutje. Barcelona nuk ka shënuar tre gola si kemi bërë ne në Greqi dhe unë nuk mendoj se edhe Juve do ta ketë të vështirë, kështu që gjithçka është e hapur.

“Nëse luajmë ashtu apo siç kemi bërë në Torino, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Barcelonë”, ka thënë Jesus.

Gonzalo Higuain në top formë

Sporting ka barazuar me Juventusin 1-1 në një ndeshje që portugezët ishin në epërsi. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=8qZuSC0Zt9g