Declan Rice shënoi atë që rezultoi të ishte goli i përmbysjes së rezultatit në fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Manchester United.
Mesfushori shënoi për 2-1 nga një asistim i Bukayo Sakas në minutën e 90+6-të të lojës, duke e bërë rezultatin 2-1.
Pastaj Gabriel Jesus shënoi të tretin, duke bërë që atmosfera në Emirates Stadium të arrinte kulmin e festës.
“Kjo është arsyeja pse unë jam në Arsenal. Unë dua ta shtyj këtë klub në një nivel tjetër”, ka thënë Rice për Sky Sports pas ndeshjes.
“Man City ka fituar katër nga katër, nëse nuk do të fitonim sot do të kishim qenë pesë pikë prapa. Kjo është një diferencë e madhe për të bërë dhe ne nuk mund ta kishim atë distancë pas katër ndeshjeve”.
“Të shkosh në pushim me disa fitore dhe një barazim, është mirë”, ka shtuar më tej mesfushori anglez. /Telegrafi/