Telegrafi

Kjo është arsyeja pse nuk ka bileta në Mitrovicë dhe Gjilan për ndeshjen e Kosovës

Sot kanë dalë në shtije biletat e ndeshjes Kosovë- Kroaci që do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër.

Interesimi është i jashtëzakonshëm për të siguruar një biletë, ndërsa në shitje kanë dalë biletat në pothuajse të gjitha qytetet.

Mitrovica dhe Gjilani janë dy qytetet ku nuk ka bileta në shitje.

FFK-ja në marrëveshje me Money Gram, kanë bashkëpunuar për shitjen e biletave, por për këto dy qytet nuk është gjetur marrëveshje.

Lexo po ashtu Biletat në shitje, por në këtë qytet nuk ka pikë të shitjes – revoltohen qytetarët!

“Pikat e shitjes së Money Gram në Mitrovicë dhe Gjilani nuk kanë arritur marrëveshje për shtije të biletave me FFK-në”, ka thënë për Telegrafi, zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha.

Mësohet se këto pika kanë kërkuar provizion për shitje, për dallim nga pikat e tjera.

FFK është duke u munduar të gjejë zgjidhje për këtë shqetësim të tifozëve të Kosovës. /Telegrafi/