Një veturë që po lëvizte me 120 kilometra në orë në Blackpool të Anglisë, ka dalë nga shiriti dhe për pak sa nuk është përplasur me veturën që i vinte para.
Sadiq Rahman e ka humbur kontrollin mbi veturën si pasojë e rrugës që kishte një sasi të konsiderueshme uji, shkaku i shirave të pandërprera që kishin rënë, transmeton Telegrafi.
Shoferi 21-vjeçar, ka pasur fat që nuk i është rrotulluar vetura në të cilën gjendeshin edhe familja e tij.
Policia e ka publikuar këtë regjistrim, për të treguar se vozitja me shpejtësi nëpër rrugë të lagur është po aq e rrezikshme sikurse shtresa e akullit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=77B4BlnMhm8