Pas përfundimit të ndeshjes Zvicër-Poloni gazeta më e madhe sportive në Zvicër, Blick nuk e ka pritur mirë eliminimin.
Në titullin e saj të madh menjëherë pas përfundimit të ndeshjes shkruhet:
“Zvicra dështon nga penalltitë! Faleminderit Shaqiri për golin në minutat shtesë. Tentuam me shumë raste, por Xhaka ishte nervoz kur e ekzekutoi penalltinë. E pabesueshme. Ne jemi jashtë”, shkruan Blick.
Zvicra u eliminua nga Polonia pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltive ku për zviceranët gaboi vetëm Granit Xhaka.
Rezultati nga penalltitë përfundoi 5-4 për Poloninë.