Real Madridi do të luajë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pa Cristiano Ronaldon.
E gjitha kjo, sipas shtypit spanjoll, pasi Zinedine Zidane dëshiron ta mbrojë portugezin nga një lëndim tjetër.
Kjo meqë, në rast të një lëndimi tjetër, ylli portugez do rrezikonte të mos luante gjatë gjithë sezonit.
Cristiano është stërvitur dje dhe ka ndier dhimbje dhe kështu mjekimi i tij do të vazhdojë ende.
Mundësitë janë që Ronaldo të luajë në fundjavë, por ende nuk ka asgjë të sigurt. /Telegrafi/