Luka Modric së bashku me Karim Benzeman, ishin më të mirët e ndeshjes ndaj PSG-së, të cilën e fituan 3-1.
Luka Modric udhëhoqi Real Madridin në mesfushë, në atë mënyrë që Los Blanocs u kthyen në lojë.
Në golin e dytë të sulmuesit francez, ai tregoi pse ai e ka fituar ‘Topin e Artë’.
Kroati kaloi topin në mesin e këmbëve të Presnel Kimpembe për të gjetur në zonë sulmuesin e tij me një asistim magjik, i cili nuk gaboi për të shënuar për 2-1.
https://twitter.com/UtdStewart/status/1501673758360227841
Ishte një nga paraqitjet e Modric që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Real Madridit. /Telegrafi/