Telegrafi

Kjo është arsyeja e vërtetë e vrasjes së Arkanit!

Zoran Uskokoviq Skole, besohet të jetë njëri nga organizatorët e vrasjes së Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkani, me të cilin pas një grindje që e kishte pasur për shkak të ndarjes së shumës së parave nga shitja e futbollistit të klubit Obiliq, Nikolla Lazetiq, kishte ndërprerë raportet miqësore, shkruajnë mediat serbe.

Nga shuma e përgjithshme prej 10 milionëve sa ishte shitur lojtari i klubit Obiliq, Arkan i kishte ofruar Skoletit vetëm një milion, dhe duket se ky veprim i tij e kishte nervozuar tej mase atë, i cili më pas kishte urdhëruar njerëzit e vet që ta vrasin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa vetëm pak muaj pas atentatit ndaj Arkanit, Uskokoviqin e kishin vrarë anëtarët e klanit famëkeq të Zemunit.

Arkan është vrarë më 20 janar të viti 2000 në hotelin “Intercontinental”. Ndërsa në momentin e sulmit, ai ishte i shoqëruar nga Millenko Mandiq dhe Dragan Gariq të cilët gjithashtu kanë pësuar.

Lidhur me këto vrasje, më 9 tetor të vitit 2006, Dobrosav Gavriq ishte dënuar me 35 vite burg si kryes i vrasjes, ndërsa nga 30 vite burg u janë shqiptuar edhe Millan Gjuriqit dhe Dragan Nikoliqit që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të Gavriqit.

Por sipas burimeve të organeve të sigurisë, pretendohet se Zoran Uskokoviq Skole ishte ai, që në fakt ishte përgjegjës për vrasjen e Arkanit. /Telegrafi/