Site icon Telegrafi

Kjo është arsyeja e largimit të Ramiz Kelmendit nga PDK-ja

Biznesmeni i njohur dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç ka thënë Kelmendi, dorëheqja ka ardhur pasi që vizioni i tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, iu pamundësua.

Ja deklarata e plotë e Kelmendit e siguruar nga Telegrafi:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetar në detyrë Kadri Veseli, qytetarë të nderuar të vendit.

Me keqardhje po ju njoftojë se po më duhet të largohem nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dorëheqja ime vie pasi që vizioni im për zhvillim ekonomik të Kosovës mu pamundësua.

Ju dëshiroj rrugëtim të suksesshëm zgjedhor, ndërsa që u bëjë me dije votuesve të mi, për të cilët ndjej respekt dhe obligim të madh se do të vazhdojë rrugëtimin tim për të gjetur mundësinë e zhvillimit të mirëfilltë ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version