Site icon Telegrafi

Kjo është ankesa e madhe e Rusisë në UEFA për Kosovën

Federata e Futbollit e Rusisë, do të bëjë kërkesë në UEFA, për të mos u takuar me Përfaqësuesen e Kosovës, ose klubet ruse me klubet kosovare, në garat evropiane.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i kësaj federate, Vitaly Mutko, që njëherit është edhe ministër i Sportit të Rusisë.

Sekretari general i UEFA-s, Theodor Theodoridis, më parë ka thënë se Serbia dhe disa shtete tjera kanë kërkuar që të mos takohen në grup me Kosovën gjatë shortit të garave evropiane.

“Rusia përfundimisht do të bëjë një kërkesë të tillë”, tha Mutko për agjencinë e lajmeve ruse “tass.ru”, raporton “GazetaOlle.com”.

Kosova dhe Rusia do të mund të takoheshin vetëm në shortin e ardhsëm të Kampionatit Evropian.

Pikërisht Mutko kishte thënë pas pranimit të Kosovës në UEFA, se vendimi ishte demokratik.

Exit mobile version