Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë nesër Kosovën.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Mogherini po ashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.
Ja agjenda:
E shtunë, 4 Mars 2017
9.00 Takim me Presidentin Hashim Thaçi
9.35 Takim me Kryetarin Kadri Veseli
10.00 Takim me Kryeministrin Isa Mustafa
10.35 Deklaratë për shtyp me Kryeministrin Isa Mustafa
11.00 Takim me udhëheqësit e partive politike