Kryeministria ka bërë të ditur detaje të tjera nga pritja që do t’i rezervohet kombëtares shqipare sot.
Kështu, avioni i kombëtares pritet të mbërrije në Rinas rreth orës 15.00. Ne aeroport, kombëtarja do te pritet nga kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojën e nderit.
Me pas, skuadra e kombëtares do të spostohet me një autobus të hapur drejt Tiranës, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës.
Pikërisht aty, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, do t’u japë djemve të kombëtares simbolin e Tiranës, çelësin e qytetit.
Ndalesa e dyte për kombëtaren do te jete ministria e Punëve të Jashtme, ku ministri Bushati do të presë skuadrën e kombëtares, të cilët do të bejnë edhe aplikimin për pasaportën diplomatike, premtim ky i kryeministrit Rama.
Ndalesa e trete do te jete në Kryeministri, ku shefi i qeverise do të presë zyrtarisht skuadrën e kombëtares dhe ku te ftuar do të jenë edhe futbollistët më të shquar kuqezi nder vite.
Etapa t jetër do të jetë sheshi Nene Tereza, pikërisht Fun Zone nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën më emocion ndeshjet e kombëtares. Ne Fun Zone do të ketë një koncert madhështor me DJ dhe këngëtare të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptare nga një skene e ngritur posaçerisht për ketë dite.
Ne mbrëmje, Kryeministri Rama do të shtrojë një darke në nder te ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete te larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.