Britankja 12-vjeçare, Nicole Barr, nga Essex, ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, dy pikë më shumë se dy shkenctarët Hawking dhe Ajnshtajn, transmeton Indeksonline.
Nëna e vajzës, Molly Buckland, ka thënë se Nicole është një vajzë jashtëzakonisht e zgjuar dhe ëndërron të bëhet mjeke.
“Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht punëtore. Ajo qëndron për orë të tëra pas shkollës që t’i kryejë detyrat e shtëpisë. Që prej vegjëlisë ajo ka gjetur gabime nëpër revista dhe libra. Ajo është vajzë e lumtur, që gjithmonë kërkon detyra të reja për të kryer”, ka thënë nënë e vajzës.
Mesatarja e nivelit të inteligjencës për fëmijët është 100 pikë, dhe çdo rezultat më lartë se kjo shifër konsiderohet nivel gjeniu.
“Kur mora vesh se kam arritur një rezultat kaq të lartë, u shokova, pasi nuk e prisja”, ka thënë Nicole, që vijon mësimet në akademinë Burnt Hill, në Harlow.
Mësuesi i saj ka thënë se Nicole është një vajzë e jashtëzakonshme dhe energjike.