Një “enë e madhe” e uiskit është shitur për një shifër rekord prej afro 19 milionë eurove.
Nga Ardbeg thanë se ajo është blerë nga një koleksionuese anonime në Azi nëpërmjet një shitjeje private.
BBC raporton se ekspertët thanë se kjo shitje ka thyer rekordin e shitjes në ankande për një “enë të tillë” të uiskit me malt, transmeton Telegrafi.
Muajin e kaluar, një “enë e tillë” me uiski The Macallan 1988 u shit në ankand për shumën e afro 2 milionë eurove, e cila në fakt para 34 vitesh ishte blerë për një shumë prej afro 6 mijë eurove.
Pija alkoolike e Ardbeg, e cila ishte distiluar në vitin 1975, fillimisht u vu në dy “enë të tilla” të ndryshme, para se të transferohej në një të vetme në vitin 2014.
Kjo enë tani përmban pije alkoolike të mjaftueshme për të mbushur 440 shishe, e një shishe kap vlerën e afro 43,000 eurove.
Kompania Ardbeg me bazë në Islay, tha se shishet do të mbushen gradualisht, dhe pronarja e re do të pranojë 88 shishe për çdo vit në pesë vitet e ardhshme.
Kjo është “ena” më e vjetër e lëshuar ndonjëherë nga Ardbeg, e cila ishte mbyllur dy herë, herën e parë në vitin 1980, dhe pastaj herën e dytë ishte mbyllur në vitin 1990, para se të blihej nga Glenmorangie Company në vitin 1997. /Telegrafi/