Natyra ka aftësinë për të qenë edhe “e pamëshirshme” kur nuk e pret.
Dhe këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e tregojnë edhe disa pamje nga Ghatkopar West, Mumbai – Indi.
Siç edhe mund të shihet, aty tregohet një gropë e vogël që gëlltit një makinë në pak sekonda.
Është e paqartë nëse dikush ishte në automjet gjatë incidentit, por vihet re që dritat e frenave ishin ndezur.
Sipas raportimeve, zona e poshtme u përdor fillimisht si një pus uji.
“Vrima të tilla” janë një fenomen po aq i tmerrshëm dhe interesant, ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës mund të tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore që qarkullojnë nëpër të.
Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që shfaqen automjete që “gëlltiten” nga nëna natyrë. /Telegrafi/