Telegrafi

Kjo domate është prodhim i tokës së Kosovës, peshon hiq më pak se 1,4 kilogramë (Foto)

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihet një domate jo fort e zakonshme, kur bëhet fjalë për madhësinë.

Kjo për faktin se kjo domate, siç thuhet në përshkrimi e fotografisë, peshon hiq më pak se 1,4 kilogramë, përcjell Telegrafi.

E kur flasim për një kuriozitet të tillë, duhet të cekim se nuk bëhet fjalë për diçka që ka ndodhur në ndonjë vend larg.

Përkundrazi, domatja prej 1,4 kilogramësh është prodhim i tokës kosovare, gjegjësisht një foto të tillë në Facebook e ka publikuar një bujk nga Ferizaj. /Telegrafi/