Prokurorja e Krimesë, Natalia Poklonskaya, e cila është shumë popullore në Rusi dhe jashtë vendit, ka bërë të ditur se do të kandidojë për përfaqësuese në Duman e Shtetit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Poklonskaya konsiderohet edhe si “kandidat potencial” në zgjedhjet presidenciale në Rusi në vitin 2018.
Ajo ka bërë të ditur se do të kandidojë për një përfaqësim të Dumas Shtetërore në listën e partisë “Rusia e Bashkuar”.
Poklonskaya, e cila është e vendosur në listën e “Forbes”, “të politikanëve më premtues” u bë prokurore në Krime në moshën 33 vjeçare, në vitin 2014.
Si kujtojnë mediat e huaja, Poklonskaya kishte fituar popullaritet të madh pak minuta pas konferencës së saj të parë për shtyp. /Telegrafi/