Telegrafi

Kjo bimë mund të zgjasë jetën e njeriut për 10 vite

Egoma, ose Perilla Frutescens, është një bimë nga Azia juglindore, që mund të zgjasë jetën e njeriut me 10 vjet dhe që po bëhet gjithnjë e më joshëse për europianët.

E konsideruar nga japonezët një “superushqim”, pasi përmban cilësi të veçanta shëndetësore, ajo është një element që po hyn gjithmonë e më shumë në dietat e popullësisë që konsiderohet më jetëgjata në botë.

Në shoqërinë japoneze, Egoma është e njohur që në kohët antike, por ajo mbetet një ingredient që ecën me hapin e kohës.

Së fundmi, në qytetin Tojama, që çon përpara projektin “Global Perilla Network”, ka kërkuar ndihmën e një kuzhiniereje italiane për të përhapur sa më shumë bimën “magjike” në kuzhinën europiane.