Telegrafi

Kjo bimë e dhomës do të parandalojë formimin e kondensimit në shtëpinë tuaj

shutterstock

Në shumicën e shtëpive, lagështia shfaqet në xhamat e dritareve gjatë dimrit, por një bimë shtëpie që parandalon kondensimin mund të reduktojë probabilitetin dhe intensitetin e këtij fenomeni

Nuk kërkon shumë, por do ta bëjë detyrën e vet.

Në vend të një lecke, thjesht merrni bimën merimangë – zambakun jeshil, një bimë me gjethe të dendura e të holla.

– Bimët ‘merimangë’ dhe ‘gjarpër’ janë më të mirat. Ato janë të lehta për t’u mirëmbajtur. Pjesa më e mirë është se ato nuk kanë nevojë për shumë kujdes. Shumë thonë se ndonjëherë harrojnë ta ujisin, megjithatë ajo është ende e shëndetshme, transmeton Telegrafi.

dreamstime

Ekspertët e bimëve të kompanisë “Jay Scotts” kanë konfirmuar se bimët ‘merimangë’ dhe ‘gjarpër’ mund të parandalojnë kondensimin për të parandaluar mykun. Në fakt, ato thithin më së miri lagështinë në dhomë, prandaj janë shumë të dobishme në dimër.

Për efekt maksimal, mbani bimët në dhomat ku kondensimi është më i zakonshëm, si p.sh. në banjë, ‘merimanga’ dhe ‘gjarpri’ janë më të mirat.

Lexo po ashtu Një bime i duhen vetëm gjashtë orë për të pastruar ajrin në dhomë, madje neutralizon edhe tymin e duhanit

Bima ‘merimangë’ dallohet, ka gjethe të holla jeshile me vija të bardha. Është e adaptueshme ndaj kushteve të ndryshme të dritës dhe temperaturës, kështu që nuk ka nevojë të ujitet shpesh.

– Përveçse ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke e thithur atë nga ajri, kjo bimë është e dobishme edhe për pastrimin e ajrit pasi largon ndotësit si formaldehidi, ksileni dhe monoksidi i karbonit – pohuan ata në gazetën “The Sun”. /Telegrafi/