Site icon Telegrafi

Kjo bimë e bamjes në SHBA, mund të jetë më e gjata në botë

Një çift nga Alabama mund të ketë thyer një rekord botëror Guinness duke rritur një bimë bamje që arriti një lartësi prej 5.13 metra.

Çifti Terry dhe Candace Stevens thanë se ky ishte viti i tyre i parë që mbjellin bamje në kopshtin e tyre dhe ata u tronditën kur panë një nga bimët e tyre që arrinte drejt qiellit.

“Në fakt, ky është viti ynë i parë që mbjellim. Filluam në muajin mars në bodrumi tim. Ato më pas i transferuam këtu dhe ato po vazhdojnë të rriten që atëherë”, tha Terry.

Një ekuipazh nga Byrd Surveying vizitoi shtëpinë e çiftit për të marrë një matje zyrtare për t’u dorëzuar në Rekordet Botërore Guinness.

Rekordi aktualisht mbahet nga Jack Reno Sweeney nga New Orleans, bima e bamjeve të të cilit u mat në 4.9 metra e gjatë në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version