Kjo është arsyeja përse nuk bën kurrë t’i prekni thjerrëzat me duar të lagura!
Dhembje e padurueshme, komplikime, humbje e të parit, shikimi i dëmtuar, intervenim i dhembshëm mjekësor mund të jenë pasoja të përdorimit jo të drejtë të thjerrëzave kontaktuese.
Në të vërtetë, mu kjo agoni mund t’ju ndodhë nëse i prekni thjerrëzat me duar të lagura, transmeton Telegrafi.
Kështu mund ta infektoni seriozisht syrin, të shkaktuar nga mikororganizmi i cili jeton në ujë të çezmës, në det dhe në pishina.
Quhet Acanthamoeba dhe nëse e infekton syrin shkaktohet keratiti Acahthamoeb.
Nga kjo pasojë e tmerrshme nga e cila mund të verboheni mund të shmangeni nëse thjerrëzat tuaja kontaktuese kurrë nuk bien në kontakt me ujin në çfarëdo situatë, me rastin e bërjes dush, notit, larjes.
GJITHMONË:
1. Lani dhe thani duart para prekjes së thjerrëzave
2. Vini thjerrëzat para se të bëni grimin
3. Mbyllni sytë me rastin e përdorimit të llakut të flokëve dhe të sprejeve të tjera
KURRË:
1. Kurrë mos i përdorni thjerrëzat me rastin e larjes, notit, sporteve në ujë, pos nëse nuk keni syze profesioniste për notim
2. Kurrë mos i lagni thjerrëzat me pështymë. Mbani në mend këto masa kujdesi, sepse mund të shpëtoni të sytë tuaj dhe të kurseni veten nga dhembjet dhe situatat e pakëndshme! /Telegrafi/