Telegrafi

Kjaer tregon pse u bashkua me Milanin dhe flet për marrëdhëniet e tij me Ibrahimovic

Simon Kjaer u bashkua me Milanin disa ditë, si huazim nga Sevilla me kuqezinjtë që kanë mundësi blerje në fund të sezonit.

Mbrojtësi danez foli për Sportmediaset për shumë gjëra, por edhe për marrëdhëniet e tij me Zlatan Ibrahimovicin, që në të shkuarën kishte probleme.

“Unë erdha në Milano për të luajtur. Unë dua të ndihmoj menjëherë. Ishte e rëndësishme për mua që luajta menjëherë në Kupën e Italisë”.

Shumë tifozë dhe media kanë menduar për marrëdhëniet midis Kjaer dhe shokut të tij aktual të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, duke pasur parasysh që të dy më parë janë grindur në raste të shumta, por klubi ishte në ndeshjen Manchester United – Fenerbahce në Ligën e Evropës.

https://www.youtube.com/watch?v=uVUI8gMBrSU

“Nuk ka asnjë problem mes nesh. Ne jemi në Milan për të njëjtën arsye: të luajmë dhe të kthehemi te fitoret. Padyshim që është më mirë të kesh dikë si Ibra partner dhe jo si kundërshtar”, ka thënë Kjaer. /Telegrafi/