Telegrafi

Kjaer me mesazh për tifozët: Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet

(Foto: Twitter/Milan Posts)

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, u ka dërguar mesazh tifozëve duke i falënderuar për gjithë mbështetjen dhe mesazhet pas lëndimit të ligamentit kryqëzues.

Danezi do të mungojë gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në fitoren ndaj Genoas në fundjavën që lamë pas.

Kjaer ka qenë pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës së Stefano Piolit, të cilës i është bashkëngjitur në janar të vitit 2020.

(Foto: Instagram/simonkjaer.official)

Mirëpo, trajneri duhet të gjejë një zëvendësim në afatin e ardhshëm kalimtar, për shkak të mungesës së mbrojtësve.

Lexo po ashtu Milani humb Kjaerin, danezi gjashtë muaj jashtë fushave

Milani ka konfirmuar se qendërmbrojtësi e ka nisur programin rehabilitues, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjatë rreth gjashtë muaj.

Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen dhe mesazhet që i kam marrë. Jam duke shikuar drejt angazhimit të madh për mua tash! Gjithmonë Milan”, ka shkruar Kjaer në rrjetet sociale. /Telegrafi/