Telegrafi

Kjaer dhe Cavani në shitje

“Ka një numër ofertash të rëndësishme për Kjaerin, të cilat jemi duke i shqyrtuar. Unë do të bisedoj me lojtarin. Vlera e Kjaerit është 15 deri 20 milionë euro. E di se ka pasur bisedime me Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Wolfsburgun, por nuk di gjë për Interin. Nuk kam biseduar me Morattin”.

“Mendoj se edhe Cavani edhe Kjaer do të largohen. Cavani dëshiron të shitet, ai dëshiron një klub tjetër dhe ne nuk do ta ndalojmë. Unë refuzova një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Real Madridi për Javier Pastoren, sepse ai mund të qëndrojë edhe dy vite me ne. Në të ardhmen do të jetë e vështirë ta mbajmë, por tani për tani ai nuk është në shitje për kurrfarë çmimi”, deklaroi Zamparini. /Telegrafi/