Telegrafi

Kjaer afër nënshkrimit me Wolfsburg

Danezi ka vlejtur si një prej transferove më të çmuara këtë verë, por sipas gjasave ai do të transferohet te Wolfsburg nga Palermo.
“Duhet vetëm t’i formalizojmë marrëveshjet dhe futbollisti të merret vesh me klubin gjerman. Ende nuk ka asgjë të nënshkruar në letër, por negociatat janë në fazën përfundimtare në mes të Palermos dhe Wolfsburgut”, ka thënë drejtori sportiv i klubit italian, Walter Sabatini.
“Kam pritur disa ekipe më me prestigj të bëjnë oferta. Sipas meje, paraqitjet e Kjaer në disa muajt e fundit kanë qenë arsye që ekipet e mëdha të tërhiqen, por është gabim. Ai shpresonte se do të luajë në Manchester United dhe Juventus, por unë jam i sigurt se këtë do ta arrijë në të ardhmen”, ka shtuar Sabatini. /Telegrafi/