Aktori turk me prejardhje shqiptare, Kivanc Tatlitug ka hasur në probleme familjare.
E gjithë kjo për shkak të një skene filmike, ku aktori puthet me Tuba Buyukustun.
Këtë nuk ka mundur ta kapërdi nëna e aktorit Nurten, të cilës aspak nuk i ka pëlqyer kjo skenë filmike, transmeton Telegrafi.
“Nuk është e denjë kjo për Kivancin. Ai është i martuar”, raportohet të ketë thënë Nurten.
Ndryshe, kohë më parë është raportuar për një krizë në skenarin televiziv të serialit “kara Beyaz”, i cili është drejt përfundimit. /Telegrafi/