Site icon Telegrafi

Kivanç Tatlitug po bëhet baba për herë të parë

Aktori turk, Kivanc Tatlitug, i cili për publikun shqiptar u bë më i njohur për rolin e tij si ‘Mehmeti’ në serialin “Gymysh”, thuhet se po bëhet baba për herë të parë.

Në bazë të raportimeve të medieve turke, bashkëshortja e tij, Basak Dizer, mësohet se është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Aktori i popullarizuar dhe stilistja u martuan rreth pesë vite më parë, në vitin 2016, në një ceremoni të thjeshtë në Paris.

Ndërkohë nuk është zbuluar akoma gjinia e foshnjës së çiftit, të cilët prej kohësh jetojnë në Mardin.

Dizer u pretendua se ka qenë në pritje të ëmbël qershorin e kaluar, gjë të cilën e mohoi me një shkrim në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kivanç Tatlitug

Kivanc dhe Basak janë një nga çiftet që kanë preferuar të mbajnë dashurinë e tyre gjithnjë larg syrit të publikut.

Në një intervistë të mëparshme, stilistja tha: “Unë argëtohem shumë me Kivanc. Në shtëpi bën gjithmonë imitime dhe humor. Nuk ishte zgjedhja ime të isha në qendër të vëmendjes me martesën time”.

“Sa më shumë ta jetoni martesën dhe jetën private në fshehtësi, aq më pak do keni ndërhyrje nga jashtë, aq më pak flitet për ju. Gjithashtu, për nga natyra nuk jam një person që më pëlqen ta ndaj publikisht jetën time private”. /Telegrafi/

Exit mobile version