Site icon Telegrafi

Kivanç Tatlıtug feston njëvjetorin e martesës, dhurata luksoze për bashkëshorten

Pak ditë më parë, në një festë speciale, aktori i njohur Kıvanç Tatlıtug dhe bashkëshortja Basak Dizer, kanë festuar përvjetorin e parë të martesës.

Pas dedikimeve e fotove speciale që i dhuruan njëri-tjetrit, mediat turke postuan edhe disa foto nga festa që mblodhi miqtë më të ngushtë të dy artistëve.

Vetëm pak ditë më pas, bashkëshortja e Behlulit, ka zbuluar edhe dhuratën që ka marrë nga aktori i njohur, e cila mendohet se është një makinë që kushton 200 mijë euro.

Megjithatë, e pyetur nga mediat turke se a është e vërtetë që ka marrë një dhuratë më një ҫmim të tillë, Başar Dizer është përgjigjur: “Unë marr ҫdo ditë nga një dhuratë”, pa dhënë përgjigje nëse ishte apo jo makina dhurata që Kivanҫ i bëri për përvjetorin e parë të martesës.

Megjithatë, ka edhe shkrime të tjera të cilat aludojnë se këtë makinë, në fakt, Kivanҫ e ka blerë për vete.

Në fotot e festës, që janë postuar edhe në rrjetet sociale, mes miqve të ҫiftit bien në sy edhe aktorja e njohur për rolin e Menekshesë te seriali “Halili dhe Meneksheja”, Sedef Avci, si dhe aktori Selҫuk Yontem, i njohur për rolin e Adnan-it në serialin “Dashuri e ndaluar”. /Telegrafi/

Exit mobile version