Telegrafi

KitKat në mbi 1.1 për qind të pajisjeve Android

Google gjithashtu ka dhënë edhe detaje tjera për sistemin e saj operativ duke thënë se Android Jelly Bean tani është në 54.5 për qind të pajisjeve mobile, dhe se Android 4.0 Ice Cream Sandëich është në 18.6 për qind të këtyre pajisjeve.

Android Gingerbread është në 24.1 për qind të gjitha pajisjeve Android dhe pjesa tjetër është në Android Froyo apo 1.6 për qind dhe Honeycomb me vetëm 0.1 për qind.

Duke pasur parasysh se Android 4.4 Kit Kat është projektuar për të punuar edhe në pajisje më të vjetra, pritet që këto shifra të shpërndarjes së Android të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm. / Telegrafi /