Telegrafi

KitKat në 8.5 për qind të pajisjeve Android

Tani, në raportin më të ri të kompanisë Google bëhet e ditur se versioni më i ri i sistemit operativ, Android KitKat është në rritje të vazhdueshme, duke u rritur nga 5.3 për qind sa ishte para një muaji në 8.5 për qind.

Froyo ka rënë në 1 për qind, ndërsa në përgjithësi vërehet se versionet më të vjetra të Android të cilat gjenerojnë më shumë trafik po përdoren gjithnjë e më pak.

Kjo ndodhë pasi që prodhuesit e telefonave të rinj në Android gjithnjë e më shumë pajisjet e tyre po i bazojnë në versionet e reja, ndërsa pajisjet ekzistuese me versionet e vjetra po përditësohen në Android Jelly Bean ose KitKat. / Telegrafi /