Site icon Telegrafi

Kitev: Siguruam mbështetje për kompanitë vendore për rritje të konkurrencës

Deputeti i LSDM-së, Betian Kitev deklaroi sot se shumica parlamentare e miratoi Ligjin për mbështetje financiare, qëllimi i së cilës është rritja e konkurrencës së kompanive vendore, që të mund të marrin pjesë në tregun ndërkombëtar, si të barabartë.

Sipas tij, është krijuar mekanizmi transparent që mundëson mbështetje të shumë kompanive dhe rritje të ekonomisë, duke shtuar se Ligji do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike të përgjithshme, do ta nxitë ekonominë, dhe rritjen ekonomike.

Për këtë vit, sqaroi ai, janë siguruar 18,3 milionë euro mbështetje financiare për kompanitë./Telegrafi/

Exit mobile version