Telegrafi

‘Kitestring’ kujdeset se a jeni gjallë

Aplikacioni ‘Kitestring’ kujdeset për ju duke ju dërguar mesazhe, të cilave duhet të përgjigjeni.

Nëse për një kohë të caktuar nuk kthehet mesazhi, aplikacioni dërgon mesazh tek numri tjetër telefonik, që është dhënë nga shfrytëzuesi.

Këtë aplikacion e ka realizuar Stephan Boyer, pasi kërkoi që dikush të kujdeset për të dashurën e tij.

“E dashura ime jeton në një lagje shumë të rrezikshme në San Francisko dhe duhesha të telefonoja kohë pas kohe, për të parë nëse ajo është mirë ‘ ka thënë djaloshi 23 vjeç.

Boyer e ka zbuluar këtë metodë, që mendohet se është shumë e mirë për personat që jetojnë vetëm./Telegrafi/