Propozuesi i iniciativës për rishikimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për faljen e të dënuarve, Risto Kiteski, ka dhënë një deklaratë për Tv Telma përmes telefonit, thotë se i pengon fakti se iniciativa mori konotacion politik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kiteski shton se nuk ka patur për qëllim që të ndodh kjo gjë dhe nuk ka pritur se do të ndodhin këto zhvillime rreth kësaj iniciative.
Ai konsideron se vendimi është demokratik, duke theksuar se iniciativa nuk ka asnjë lidhje me momentin e tanishëm politik dhe hapjen e lëndës ”Titanik” nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku të dyshuar janë funksionerë të lartë shtetërorë të mëhershëm./Telegrafi/