Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar në New York presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, me të cilën kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë e korrigjimit të kufijve.
Kitaroviq e ka quajtur interesant takimin me presidentin Thaçi, shkruan vecernji.hr, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se parimi i Komisionit të Baditerit duhet të mbetet i gdhendur në gurë.
“Ishte interesant takimi me presidentin e Kosovës, Thaçi, rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe asaj që është dëgjuar së fundmi në lidhje me shkëmbimin e mundshëm të territoreve. Këtu ne jemi tejet të kujdesshëm dhe i kemi përcjell argumentet tona, se fakti i parimi i Komisionit të Badinterit rreth kufijve të territorial në ish-Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë”, tha Kitaroviq.