Bendi i famshëm amerikan po rikthehet përsëri.
Kitaristi i njohur John Frusciante është ribashkuar me Red Hot Chili Peppers, sipas një njoftimi të grupit të publikuar në Instagram, të dielën.
Ai do të zëvendësojë Josh Klinghoffer, i cili mori rolin e Frusciante si kitaristi kryesor i grupit dhjetë vjet më parë.
“Josh është një muzikant i mahnitshëm që ne e respektojmë dhe e duam”, shkroi Red Hot Chili Peppers në Instagram.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për kohën tonë me të dhe dhuratat e panumërta që ai ndau me neve”.
Së bashku me largimin e Klinghoffer, llogaria njoftoi, “me shumë entuziazëm dhe zemër të plotë, që John Frusciante po ribashkohet në grupin tonë”.
Frusciante së pari u bashkua me grupin rock në 18 vjeç në 1988, duke zëvendësuar Hillel Slovak. Ai u largua në 1992 për shkak të çështjeve personale dhe më pas u kthye nga 1998 në 2009 kur u zëvendësua nga Klinghoffer.
Ai është shfaqur në disa prej albumeve më të vlerësuar të këtij grupi, si 1991, ‘Blood Sugar Sex Magik’, 1999, ‘Californication’, dhe 2006, ‘Stadium Arcadium’.
Përveç punës së tij me Red Hot Chili Peppers, Frusciante ka lëshuar gjithashtu një duzinë me albume solo, ‘seven EPs’, dhe bashkëpunoi me artistë si Klinghoffer, Johnny Marr, Klan Wu-Tang, etj. /Telegrafi/